Bushati: Njerëzit nuk ushqehen me kapitujt e BE-së, duhen iniciativa konkrete…

0
81

Ditmir Bushati, ish-Ministri i Jashtëm, mori pjesë në konferencën “E ardhmja e Europës”, me pjesëmarrjen e 100 të rinjve gjermanë, francezë dhe nga Ballkani, që kanë diskutuar mbi sfidat e BE me ministrin gjerman Michael Roth dhe ambasadoren e Francës në Gjermani, Anne-Marie Descotes. Bushati në fjalën e tij  nënvizoi tre pika të rëndësishme.

“Ne jetojmë në epokën digjitale, – tha ai,  dhe është shumë e vështirë për të rinjtë që të binden se mund të kenë një të ardhme të qëndrueshme në rajon, sepse ata janë të ekspozuar me njohuri të mëdha në lidhje me përfitimet dhe mundësitë që vinë nga vendet e zhvilluara, pa folur këtu për nivelin e papunësisë së të rinjëve që është dyfish krahasuar me vendet e BE .

Sado të rëndësishëm që janë kapitujt dhe stadartet në rrugëtimin tonë drejt BE-së, është po kaq e vërtetë që njerëzit nuk ushqehen me kapituj, prandaj kemi nevojë të promovojmë të gjitha vlerat e Europës me iniciativa konkrete për të shkuar tek njerëzit, komunitetet, agjentët e ndryshimit dhe të mos kufizohemi në konsolidimin e këtij projekti në nivel politik apo burokratik. “

Bushati tha edhe se Ballkani perëndimor është mësuar ta shohë BE-në si një bankomat parash më shumë sesa sistem vlerash dhe standartesh, ndaj ka sugjeruar diçka:

“Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe në dekadën e tretë të angazhimit intensiv me BE-në dhe po t’i referohesh hartës së Ballkanit Perëndimor kupton që ky proces nuk ka ecur me ritmin e duhur.

Prandaj, do të ishte e këshillueshme jo vetëm politikisht por edhe psikologjikisht të mos flitej më për proces zgjerimi sesa për konsolidim të projektit europian”, përfundoi ish-Ministri i Jashtëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here