Këlliçi: Ja kush është polici që dhunoi sot gazetarin, kjo qeveri ka humbur çdo sens moral

0
107

I ftuar në edicionin e pasdites së lajmeve në Syri Tv, Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar edhe protestën e sotme të artistëve dhe pronarëve të bareve dhe lokaleve të cilët kundërshtojnë për të dytën ditë me radhë aktin normative të qeverisë për mbylljen e muzikës pas orës 20.00 të mbrëmjes çka do të thotë edhe falimentim i sigurtë për ta. Po kështu Këlliçi ka dënuar edhe dhunën e pashoqe që policia ka ushtruar ndaj protestuesve si edhe ndaj një gazetari që sipas tij gjendet ende në komisariat.

Kjo është një tjetër papërgjegjshmëri e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sigurisht që kur shikon një të papërgjegjshëm si Ministri Lleshajm, kjo natyrisht që rrit urrejtjen te protestuesit.

Lidhur me protestuesin i cili sot u keqtrajtuar ai është një gazetar freelands dhe anëtar I FRPD-së. Ne e kemi identifikuar edhe policin që e keqtrajtoi. Ai është Ardit Ferra dhe sigurisht që do vijë dita që do mbajë përgjegjësinë lidhur mbi dhunën. Edhe këtë herë policia ishte pa numër identifikimi në protestë, ashtu si edhe në protestat e tjera, duke filluar nga Teatri.

Kujtoj që gazetari që u dhunua nuk bëri asgjë. I vetmi krim i tij është që mori pjesë në protestë.

Çfarë nevoje kanë forcat ‘Shqiponja’ të marrin një 22 vjeçar me dhunë në komisariat.

Këta kanë humbur çdo sens njerëzor dhe moral.

Sot që po flasim nuk ka ngelur segment i shoqërisë pa dalë në protestë.

Tani më thoni sa persona janë infektuar në bare që duhet mbyllur muzika. A ka një statistikë apo studim që muzika infekton.

Thashë ne kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, që nuk ka asnjë strategjie.

Që ka manipuluar situatën reale të Covid në  vend, dhe që ka arritur në këtë pikë sot që dhunon qytetarët dhe bizneset.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here