Zjarri në Katedralen e Nantes, policia franceze arreston një person…

0
129

Një burrë 39-vjeçar është arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në Katedralen e Nantes, e ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në objektin historik.

Burri i arrestuar është refugjat nga Ruanda që kishte punuar si vullnetar në katedrale dhe kishte për detyrë që ta mbyllte objektin të premten në mbrëmje, raportoi një televizion francez, duke e cituar prokurorin Pierre Sennes.

Ai tha të shtunën se tri vatra zjarri ishin përhapur në vendin e ngjarjes dhe se nuk ka pasur shenja të hyrjes me dhunë në objekt. Megjithatë, autoritetet i kanë filluar hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarri kishte nisur të shtunën në mëngjes. Zjarrfikësit kishin arritur ta vinin nën kontroll pas disa orësh dhe e fikën atë plotësisht pasdite.

Kjo ngjarje ndodhi më shumë se një vit pas zjarrit të madh që e kishte kapluar katedralen Notre Dame të Parisit, e cila është dëmtuar shumë nga flakët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here