Situatë katastrofike nga Covid-19 në Shkodër, në Pogradec infektime në spital dhe në një bankë…

0
103

Shkodra është një nga bashkitë më të prekura nga koronavirusi i ri, ndërkohë që të dhënat e fundit nxjerrin akoma më në pah situatën katastrofike.

Burimet thonë se 17 raste të reja me koronavirus janë evidentuar dje në Shkodër.

Ndërkohë sot Shkodra ka vetëm 6 tampona. Burimet thonë se nuk ka tampona as për infermierët e Infektivit, që kanë rezultuar me Covid-19 në skaner.

Burimet theksojnë se në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë një 50-vjeçar nga Vau i Dejës. Viktima ishte me profesion kuzhinier, kurse e infektuar është edhe e shoqja.

Burimet theksojnë se urgjenca është e mbushur plot me të infektuar.

Në Pogradec infektime në spital dhe në një bankë

Mësohet se në qytetin e Pogradecit janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Burimet thonë se, vazhdon infeksioni në një bankë të nivelit të dytë. Raportohet se janë edhe dy persona të tjerë të prekur.

Ndërkohë një i infektuar është punonjës i Spitalit të Pogradecit.

Rasti i katërt është një vatër e re në qytet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here