Meta vlerëson mjekun nga Kosova: Mirënjohje veteranëve të UÇK që mbështesin kauzat sociale dhe promovojnë vlerat kombëtare

0
138

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi.

Presidenti thotë se këtë çmim ai e merr për kontributin e çmuar që ka dhënë në nxitjen e dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha vendet e rajonit ku banojnë shqiptarë.

STATUSI I PLOTE
Për kontributin e çmuar në nxitjen e dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha vendet e rajonit ku banojnë shqiptarë dhe në vlerësim të angazhimit të tij për sensibilizimin dhe mbështetjen e kësaj kauze humane, duke u shndërruar në shembull frymëzimi dhe devotshmërie, pata dje kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi.
Doktor Gërbeshi, me një eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë, por njëkohësisht edhe si një dhurues i rregullt i gjakut mbi 50 herë personalisht, ka meritën për themelimin e Grupit Gjithëkombëtar të Gjakut që u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve talasemikë, si dhe ka frymëzuar shumë të tjerë, që vazhdojnë të dhurojnë rregullisht gjak, duke shpëtuar me qindra e mijëra jetë.
Mirënjohje të thellë edhe për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ashtu si Doktor Gërbeshi, janë të angazhuar në mbështetje të kauzave sociale dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare. ??❤️??

  • foto galeri

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here