Një show që fsheh mjerimin!

0
113

Nga Patrik SADIKAJ

Shqipëria është në krizën më të madhe ekononike dhe shëndetësore, ndoshta një nga krizat më të rënda që prej vitit 1990, por kryeministri i vendit e ka mendjen vetëm për show. Batuta në konferenca shtypi dhe kohë e pafundme e humbur pa bërë asnjë punë, veç shpikje për karrigen e tij. Në kulmin e kësaj krize ai nga mëngjesi deri në darkë flet për gjithçka, veç për hallet e shqiptarëve.

Asnjë ide për zgjidhje të krizës, asnjë plan ekonomik, asnjë plan shëndetësor.

Zero!

Po, ama ka ide e zgjidhje se si të manipulojë zgjedhjet, të eleminojë kundërshtarët politikë, të bëjë ligje për tendera, PPP dhe koncensione.

Këtë bën nga mëngjesi e deri në darkë.

Madje për hir të show-t ai në vend që të bëjë punën për të cilën paguhet, ka gjithë disponilitetin për të shkuar në Këshillin Politik dhe të bëjë shfaqjen e rradhës të propagandës me lugën bosh.

Gjithçka për të hequr vëmendjen nga kriza që po i mbyt shqiptarët.

Për të hequr vëmendjen ai është gati të bëjë gjithçka, madje dhe të sulmojë BE-në që media të ketë kockën e rradhës ku të lëpihet, në mënyrë që askush mos të shohë mjerimin social-ekonomik dhe shëndetësor të popullit.

Të hënën ai, duke shkuar në Këshillin Politik për të synuar mekanizmat që e mbajnë në politikë (si kryeministër është i marrë fund), ai do kapë faqen e parë të medias, duke lënë pas fasadës së tij mjerimin, varfërinë në të cilin sot janë zhytur shqiptarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here