Shembja e Teatrit/ Arkitektët zbulojnë ndërhyrjen kriminale mbi truall, si do ndërtohen kullat  

0
112

Dy arkitektët, Kreshnik Merxhani dhe Astrit Serjani, që kanë mbështetur kauzën për çështjen e Teatrit, në fillim kundër shembjes, dhe më pas për të rindërtuar teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, për të ndaluar tjetërsimin e truallit të teatrit, kanë demostruar me video ndërhyrjen kriminale mbi truallin e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kulla për përfitime në mënyrë abuzive. Duke shkelur çdo ligj dhe duke ju mohuar të drejtën e trashëgimisë qytetarëve të cilat mbrohen me Kushtetutë…

 

 

 

Dy arkitektët, Kreshnik Merxhani dhe Astrit Serjani, që kanë mbështetur kauzën për çështjen e Teatrit, në fillim kundër shembjes, dhe më pas për të rindërtuar teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, për të ndaluar tjetërsimin e truallit të teatrit, kanë demostruar me video ndërhyrjen kriminale mbi truallin e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kulla për përfitime në mënyrë abuzive. Duke shkelur çdo ligj dhe duke ju mohuar të drejtën e trashëgimisë qytetarëve të cilat mbrohen me Kushtetutë.

Kështu arkitektët kanë njoftuar se në daten 14 korrik 2020, mbyllet faza e pare e nje tenderi korruptiv me objekt, ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. “Ky tender, hapet 4 vite me vone nga projekti tashme i pregatitur dhe 20 vite pasi truallit te Teatrit Kombetar i vune syne per ta zaptuar e me pas ndertuar aty kulla zyrash e qendrash tregetare banale. Mbi kete tender, do ndalemi ne nje spjegim te hollesishem se si pushteti ben manovra per ta çuar ujin te projekti korruptiv dhe se si perpiqet te “mbylle me letra” krimin institucional te ores 04:30 te dates 17 maj 2020. Me Titi Seranaj, kemi analizuar nga ato pak informacione publike qe ka dhene pushteti deri me tani, se çfar ndodh me truallin e Teatrit, si atij trualli “si preket as nje qime” dhe se si mbijne kullat te cilat i vijne deri ne mesin e salles. Krijuam dy makete dhe e ilustruam kete vjedhje te prones publike, me qellim qe ta bejme me te qarte per publikun e gjere, baterdine qe i vjen verdalle trashegimise kulturore dhe prones publike. Hapat korruptive nderkohe vijojne edhe pse eshte nisur nje hetim nderkombetar, edhe pse dosje te shumta jane dorezuar ne prokurori, edhe pse Parlamenti Evropian e ka denuar shkaterrimin e nje vlere te trashegimise Evropiane.”

Ndonëse ndërtesa e Teatrit Kombëtar u shemb dhe pati një valë reagimesh, Aleanca për Mbrojten e Teatrit vijon të denoncojë, atë që cilësohet grabitja e truallit. Në një intervistë për ”Ora News”, arkitekti Kreshnik Merxhani, tha se ka 20 vite që kjo histori ripërsëritet, pasi një palë tenton të kapë truallin e Teatrit Kombëtar dhe të ndërtojë aty objekte të larta.

Kreshnik Merxhani: ”Ka 20 vite që ka histori ripërsëritet. Kemi një palë që tenton të kapë truallin e Teatrit Kombëtar dhe të ndërtojë aty objekte të larta. Planet më konkrete janë prej vitit 2016 e deri më sot, ku janë vendosur njolla të kullave të larta, dhe të një lloj volumi që pretendohet të jetë teatri i ri. Ka ardhur në një proces shumë të errët, jo transparent, me shumë pak informacione të lëshuara, me një prezantim nga një grup shumë i ngushtë në vitin 2018. ” Bazuar në termat e referencës, Merxhani thotë se fituesi mund të jetë kushdo, edhe një kompani e cila nuk ka eksperiencë me projektimin e teatrove.

Kreshnik Merxhani: ”Është e kuptueshme sepse e gjitha kjo vjen pa një konkurs, pa një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës. Nuk rezulton që ka një tërheqje nga plani, ka një vazhdimësi të planit. Nesër mbyllet faza e parë e një tenderi i cili lë të kuptohet që është i paracaktuar se kush do ta fitojë. Në përgjithësi, termat e referencës nuk përcaktojnë që fituesi duhet të jetë me përvojë në projektimin e teatrove, por thuhet vetëm që të ketë përvojë si konsulent. Mund të jetë kushdo, pra nuk është i përfshirë direkt. Nga ana tjetër, lidhet më tepër me xhiron vjetore, dhe kapacitetesh financiare dhe teknike, të cilat mund t’i sigurojë në Shqipëri, edhe një kompani e cila ndërton rrugë, e cila nuk ka asnjë lidhje me projektimin e teatrove dhe marrëdhënie me këtë lloj fushe.”

Sipas tij, ndarja në dysh e projektit, është realizaur për të lejuar privatin të vijojë me zhvillimin e pronës së vet dhe bashkisë. Merxhani tha se pas 6-7 muajsh, mund të niset puna në 1/3 e truallit tի Teatrit Kombëtar, pasi pjesa tjetër është private dhe do të okuphet nga kullat e larta.

Kreshnik Merxhani: ‘‘Një konkurs sjell ide, një tende përcakton dikë që do të ekzekutojë një projekt të një ideje e cila është e fiksuar që në 2016. Pjesa e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet me paratë e taksa paguesve rreth 30 milion euro, ndërsa pjesat tjetër do të vijojë si pasojë e kërkesës së kompanisë Fusha për përcaktimin e zonës së ndërhyrjes.Me shumë gjasa do të fillojë pjesa private para se të fillojë teatri. Ndarja e projektit në dysh është për të lejuar privatin të vijojë me zhvillimin e pronës së vet dhe bashkisë, sepse është ngjitur me parkimin, me dekor Tiranën që janë pronë e bashkisë, por edhe 1,300 metra që është pronë private. Ka qenë fillimisht e teatrit, por e kaluar me procedura me të cilat ne jemi të painformuar.”

Ideja është e qartë, privati avancon, këtu pritet të bëhet një tender që ne e quajmë fiktiv. Pritet një për 5 muaj të realizohet një projekt fiktiv, bazuar në projekt idenë e dhënë nga arkiteti danez Bjarke Ingels, dhe pas 6-7 muajsh mund të nisin punën në truallin e teatrit, në 1/3 e tij, sepse në 2/3 okupohen nga kullat e larta, sepse nuk është më publike. Publikja i fal privatit asetet e veta.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here