Rritja e rasteve me covid-19/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘godet’ fortë: Qeveria po krijon tymnajë për të fshehur të vërtetën

0
125

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PD, Tritan Shehu, ka reaguar për situatën e krijuar nga shifrat shqetësuese të koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se OBSH vazhdon ta klasifikojë Shqipërinë nënivelin 3.

Mesazhi i Tritan Shehut: 

Cfare fshihet mbas nxitimit te Qeverise qe ndryshe nga OBSh shpall nivelin epidemiologjik “transmetim komunitar”!?

Komiteti ka disa dite qe e klasifikon situaten epidemiologjike ne vend ne nivelin 4 te infektimit si “transmetim komunitar”, qe e lexuar me numrin larte te rasteve te reja te cdo dite mund te quhet “jashte kontrollit”.

Antere te komitetit krahas kesaj deklarojne se ne kete stad testimet nuk kane shume rendesi, gje qe dhe po te ishim aty nuk eshte e vertete, perkundrazi.

Me tej, Ministria e Shendetesise e zera te Komitetit kerkojne te ulin vertetesine e testimeve shteterore ne 70 % ( e vertete kjo nqs ne perdorim kite kineze), shume larg parametrave perendimore.

Ndersa OBSh ne komunikimet e saj edhe te djeshme, vazhdon ta klasifikoje vendin tone ne nivelin 3, ate te “rasteve ne grupe”, pra ne nje nivel ku testimet, identifikimet, izolimet se bashku me mjekimet jane esenciale per mos kalimin ne “renie te lire”, nivel ku cuditerisht na fut Komiteti.

Klasifikimi i OBSh dedukton ne nje te vertete: qendra te infektuara e burim perhapje qe nga sistemi shendetesor, institucionet e ndryshme, ndermarje e objekte me grumbullime etj, te cilat duhen trajtuar me metoda inteligjente epidemiologjike, testime brenda tyre te kontakteve, testime ne terren, identifikime, izolime etj per te bllokuar perhapjen.

Te gjitha keto “lojera” spekulative te Qeverise kane per qellim, krijimin e nje tymnaje per te fshehur te verteten, justifikimin per numrin e vogel te testimeve, hequr pergjegjesite per mos marjen e masave adeguate, apo dhe “djallezi” te tjera te lidhura me amulline e coroditjen e plote te saj.

Por dikush duhet te kujtoje keta “zedhenes” se jane ne pozita zyrtare, qe i ngarkon me detyra e pergjegjesi, pra nuk mund te shprehen sipas ndonje oportuniteti jo profesional e as kuturru dhe as se keshtu mund te “lajne duart”.
Ne fakt keto jane edhe disa nga aresyet pse vendit tone i duhet nje asistence e gjere nderkombetare per te kaluar kete periudhe shume te veshtire, por qe sic duket jane e disa nga aresyet pse Qeverisja nuk po e degjon kete kerkese!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here