Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR

0
106

Dje presidenti i Republikës e priti Lulzim Bashën me protokollin dhe staturën e një kryeministri, ndërkohë që deri në zgjedhje kemi një kryeministër tjetër të dekretuar, Edi Ramën. Sondazhet, prezantimi i kreut demokrat në popull, pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të Ramës si dhe kthesa 180 gradë e komunitetit ndërkombëtar drejt Bashës, sollën pritjen e tij në presidencë si njeriu që do drejtojë qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare.

Dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në presidencë, te kryetari i Shtetit, Ilir Meta.Pritja e tij ishte de facto si kryeministër, pasi protokolli shtetror e respektoj atë në statusin e shefit të qeverisë. Natyrisht kryeministër i dekretuar është akoma Edi Rama, deri ditën e zgjedhjeve parlamentare, por meqënëse kemi hyrë në muajt të fundit të qeverisë së Rilindjes, sondazhet tregojnë fitoren bindëse të opozitës.

Pas takimit presidenca nxori njoftimin kur ndër të tjera theksonte se “Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit”.

Pra nisur nga përgjegjshmeria e Bashës, korrektësia në zbatimin e ligjit si dhe nga durimi migjenian ndaj gjithçkaje të keqe që u ka bërë Kryeministrit PD dhe krejt partive të opozitvës, duke mos e kthyer në përplasje civile; nisur nga platforma e tij për një qeverisje korrekte dhe për të luftuar korrupsionin, oligarkët dhe mafien e cila shkon pas çdo pushteti; nisur dhe nga mbështetja e shtuar ndërkombëtare muajt e fundit ndaj Lulzim Bashës, dje Presidenti i Republikës e priti atë jo si kryetar të PD-së, por si kryeministër të ardhshëm.

Lulzim Basha ka zbuar ndermjetësit e kryeministrit për pakt pazar PS me PD pas zgjedhjeve parlamentare, duke krijuar garanci popullit se nuk do shkel besimin e votës së tyre, çka realisht në qershor 2017 nuk e zbatoi, gjë e cila solli rënien të tmerrshme të votave demokrate, ndonëse Rilindja vodhi, bleu vota me kanabis.

Tashmë Lulzim Basha është gati për kryeministër. Statuta e tij politike dhe popullore po rritet si drejtues ekzekutivi.

Ndaj Presidenti Meta e priti atë si kryeministër. Lulzim Basha hyri si kryetar partie, por nga pritja u trajtua si kryeministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here