Pasuria e Jeff Bezos ka arritur në $171.6 miliardë, duke thyer kështu rekordet e tij personale të mëparshme.
Vlera e miliarderit arriti kulmin të mërkurën, teksa aksionet e Amazon arritën vlerën $2,878, duke u rritur kështu me 4,4%.
Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë, e rriti pasurinë pas divorcit me të shoqen Mackenzie Bezos vitin e kaluar. Tani ajo është gruaja e dytë më e pasur në botë.
Këtë javë pasuria e tij theu dhe këtë rekord dhe besohet se karantina ka ndikuar shumë. Vetëm këtë vit pasuria e tij u rrit me $56.7 miliardë.