“Nuk mund të barazohen barbaritë e serbëve me shqiptarët e Kosovës”, Ambasadori shqiptar në NATO: Shkuarja e Ramës në Kosovë ishte gabim

0
84

Ambasadori i Shqipërisë në NATO Leonard Demi në një intervistë dhënë në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se sfidat për aleancën sa vijnë dhe shtohen.

Demi theksoi se NATO duhet të jenë më e fortë dhe më e bashkuar, pasi një sërë vendesh si Kina e Rusia po e shtojnë fuqinë e tyre.

“Duhet të shuhen mos-marrëveshjet brenda NATO-s. Dihet se NATO është një aleancë jo vetëm ushtarake, por edhe politike. Dihet se nëse preket një vend i NATO-s, gjithë aleanca ndërhyn. Sekretari i Përgjithshëm ka përgatitur persona nga vende të ndryshme, që janë ftuar të japin ide. Të gjitha idetë do të bëhen me dije më 2021. NATO do që t’i bëjë ballë kërcënimeve, prandaj duhet të ketë armatim modern”, u shpreh Demi.

I pyetur për akt-akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, demi u shpreh se nuk mund të vësh shenjën e barazisë mes barbarive shekullore serbe dhe popullit shqiptar të Kosovës. Demi vlerësoi se çështjen e Kosovës duhet ta zgjidhë edhe BE, edhe SHBA-të e jo vetëm Amerika.

“Për mua, lufta e popullit shqiptar të Kosovës ndaj forcave pushtuese serbe është faqe e lavdishme që nuk mund të errësohet nga asgjëNuk mund të barazohen barbaritë e serbëve me shqiptarët e KosovësSa iu përket akuzave, parlamenti i Kosovës e pranoi Gjykatën Speciale. Zgjidhja e Kosovës nuk mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e SHBA, duhet edhe roli i BE-së. U mënjanua BE, u mënjanuan vende me rëndësi të BE-së si Gjermania dhe Franca. Shkuarja e Ramës në Kosovë ishte gabim. Vizita nuk kishte ndonjë zgjidhje. Faktori shqiptar duhet të punojë që çështja e Kosovës të zgjidhet me pjesëmarrjen e BE dhe të SHBA, të dyjave pra”, përmbylli ambasadori Demi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here