Shqipëria jashtë listës së fluturimeve drejt BE/ Manjani-Ramës: Lëreni dajakun e kërcënimet, lejo testimet masive!

0
126

Permes nje postimi në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se kreu i qeverisë duhet të reagojë menjëherë për mbylljen e kufijve për Shqipërinë nga BE.

Postimi i plotë:

“KRYEMINISTËR! MINISTRE E SHËNDETIT!
Në paçi sado pak përgjegjësi, njerzillëk e dashuri për këtë vend, lexojini këto kritere dhe veproni! Ndihmojini shqiptarët të rikthehen tek lëvizja e lirë! Blejini ato kite e filloni testimet si kurrë më parë. Lejoni spitalet private t’u ndihmojnë.
Bëni një database shembullorë me të dhëna për të infektuarit realë dhe një hartë reale ku ato ndodhen. Vetëm kështu virusi do izolohet dhe njerëzit do çlirohen.
Vetëm kështu plotësohen këto kritere të BE. Në keni perëndi ku besoni, BËJENI këtë përpjekje!
Lërini shpikjet! Lëreni dajakun e kërcënimet! Bëni vetëm pak punë të lejoni TESTET! Kaq!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here