Pas garës për kryetarin e ri të Bashkisë së kryeqytetit, ka mbyllur siparin edhe enigma për emrat e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës.
Kështu, në Këshillin Bashkiak më të madh në vend, Partia Socialiste ka marrë 25 vende, Partia Demokratike do të përfaqësohet me 17 këshilltarë e ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim me 13.
Pas forcave kryesore vijnë me radhë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet që arriti të merrte 3 vende në këshill, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e cila siguroi 1 vend, Fryma e Re Demokratike me 1 këshilltar si edhe Partia Republikane me një vend në Këshill. Kompozimi i ri i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit ka shumicën nga koalicioni i majtë që ka siguruar gjithsej 42 këshilltarë e ndërsa i djathti mori vetëm 19 të tillë.
Me këtë përbërje, kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që vjen nga radhët e shumicës, do të ketë rrugë të lirë për projektet e tij, ndryshe nga kryebashkiaku demokrat Lulzim Basha…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.