Kur mbyllen rrugët e zhvillimit, të mbetet vetëm rruga e “pastrimit”

0
108

Nga Edmond Panariti

Vendi ynë, ka tetë miliard euro borxh dhe i duhen shtatë miliard euro për investime në infrastrukturë që ti bashkëngjitet Evropës.

Ku do gjënden paratë?!

Ndryshe ekonomia jonë nuk ka se si të jetë konkuruese dhe do të shtypet sepse do të mbetet jashtë korridoreve evropiane të zhvillimit.
Këto janë treguesit financiarë të rrënimit!
Një gropë e frikshme e cila nuk ka shans të mbushet, pasi nuk ke se çfarë të futësh më në lojë për të gjeneruar fonde..
Përveç se të shtrëngosh lakun e taksave, tarifave dhe të gjobave për qytetarët dhe bizneset sa për të vegjetuar!
Por qytetarët nuk po durojnë më dhe po ikin!
Dhe hemorragjia vazhdon!

Sepse edhe ato pasuri kombëtare që mund të na nxirrnin nga gropa, nuk janë më në duar të shtetit.
Kur të shterojnë opsionet e zhvillimit atëhere mbetet alternativa e pastrimit…
Futen në lojë përshembull nismat për legalizim të hashashit mjekësor apo aministim i parasë së pa justifikuar.
Ky model ekonomik është përfundimisht i dështuar dhe duhet ndryshuar qoftë edhe me kosto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here