‘Nderim për rezistencën e grave të Iranit dhe të Afganistanit’

0
110

Nga Tritan Shehu.

Dhuna ndaj grave është shumë më e gjerë se ajo e realizuar nga individë kriminelë, që pa dyshim duhen ndëshkuar rëndë. Shumë më e dhimbshme dhe e rrezikshme është ajo që realizohet nga regjime, ideologji, mentalitete, impostime gjoja fetare fondamentaliste, radikale, ekstremiste.

Prandaj sot së pari duhet të përkulemi me nderim e admirim përpara rezistencës, që po bëjnë gratë e Iranit, Afganistanit kundër atyre”rregullave” e ligjeve mizore ndaj tyre, që aplikojnë regjimet e atyre vendeve; luftës që po bëjnë ato gra përballë keqpërdorimit ekstrem të fesë për t’i shtypur e përdorur si skllave.
Në fakt, rregulla të tilla shtypëse e diskriminuese, siç është përdorimi i “burkës”, poligamia, mohimi i së drejtës për arsim, jetë sociale etj, takohen edhe në vende e shoqëri të tjera, duke përbërë një rrezik real me përhapjen e tyre në emër të deformimit të fesë.Shqipëria, fatmirësisht është një vend evropian e perëndimor, ku të tilla ideologji represive gjejnë pak hapësira.

Megjithatë solidarizimi me luftën e atyre grave dhe pjesëve progresive të shoqërive në ato vende larg nesh, është jo vetëm një obligim moral por është edhe një mënyrë parandalimi e përhapjes së të tilla fenomeneve në shoqërinë tonë, për sot dhe për nesër.

Prandaj krahas luftës së përditshme kundër krimeve ordinere ndaj gruas, nuk duhet të mos jemi sensibël dhe ndaj atyre dukurive.

Nuk mund të qëndrojmë indiferentë e të mos solidarizohemi me përpjekjet madhore që po bëjnë e do të bëjnë jo vetëm gratë kundër atyre “rregullave” mizore, që nën petkun e fesë kanë për qëllim të përjetësojnë shtypjet e diktaturat.

*25 Nëntori – Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here