Përkeqësohet klima e biznesit/ Haxhinasto tregon zgjidhjen: Përmes votës së lirë e të pa blerë të largohet kjo qeveri

0
109

Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane që mat klimën e të bërit biznes për anëtarët e Dhomës ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet. Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit janë të përkeqësim, me vetë 4 nga 27 indikatorët që janë përmirësuar lehtë.

Lidhur me këtë të dhëna shqetësuese të publikuara gjatë ditës së sotme, përmes rrjeteve sociale ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes ish-ministrit dhe ish-deputetit të saj, Edmond Haxhinasto.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë paraqiti sot vlerësimin për klimën e biznesit në vend:

66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme; situata me monopolet, tregtia e pandershme, ka bërë që klima e biznesit të përkeqësohet dhe të jetë më e keqja në 8 vite; 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesët; është dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme.

Gjërat janë të lidhura e të thjeshta: një klimë e pafavorshme biznesi nuk sjell investime, të brendshme apo të huaja; pa investime nuk ka rritje të ndërmarrjeve dhe rritje të ekonomisë në përgjithësi; pa rritje ekonomike nuk ka punësim, nuk ka të ardhura në buxhet; pa të ardhura në buxhet nuk ka investime në rrugë, në shkolla e spitale; pa punësim ka jetesë të vështirë; kur ka jetesë të vështirë, vendi shpopullohet, shqiptarët ikin në emigracion.

Pak ditë më parë, edhe Barometri Ballkanik e “fundosi” Shqipërinë për nivelin dhe kushtet e jetesës. Ndërkohë, qeveria ka zhytur kokën në rërë si struci, dhe bën sikur nuk shikon se fasadës së saj të lyer me aq kujdes po i bie cipa e bojës çdo ditë.

Zgjidhja? Zgjidhja vjen kur qytetari me votën e lirë e të pa blerë nga politika e zëvendëson mazhorancën dhe qeverinë sa herë qeveria “harron” se detyra e vetme e saj është t’u shërbejë atyre, qytetarëve. Së shpejti secili do ta ketë një mundësi të tillë!”, shprehet Haxhinasto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here