“Muzika shqiptare është vulgare”, Elton Deda: Kemi pak artistë të vërtetë…

0
130

Muzikanti dhe kompozitori i njohur shqiptar Elton Deda ka folur gjerë e gjatë për muzikën shqiptare të ditëve të sotme.

I ftuar në emisionin “Provokacija” ai është shprehur se në Shqipëri ka shumë pak profesionistë dhe artistë që bëjnë muzikë të mirë.

Gjithashtu ai ka shtuar se Shqipëria ka shumë talente por politikat dhe strategjitë nuk janë të duhurat dhe nuk lejojnë që të muzika të zhvillohet dhe të shkojë më tej.

Deda tregon se problemi qëndron se sot po prodhohet një muzikë me stil të njëjtë, vulgare, tekst të njëjtë, si turke e përzier me ottoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do të shohim civilizimin perëndimor.

I pyetur se sa artistë me A të madhe kemi në Shqipëri ai është përgjigjur:

“Mendoj që kemi pasur shumë dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Pjesa më e madhe e asaj që prodhohet nuk bën.

Në çdo klub që shkojnë serviret e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model.

Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me ottoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor”, është shprehur Deda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here