Soreca shprehet i habitur: Fantastike sa shumë të rinj shqiptarë duan të jenë në sistemin e drejtësisë…

0
99

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka shprehur sot habinë dhe kënaqësinë e tij njëherësh se sa shumë të rinj shqiptarë duan të hyjnë në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori shkroi në Twitter: ” Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Fantastike të shohësh kaq shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne i urojmë suksese të gjithë aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës.

Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi – dhe BE-në përkrah saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i medias.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here