Basha shpërndan postimin e ambasadores amerikane: Zvarritja e GJK vonon daljen nga kriza, funksionimi i saj kusht për negociatat

0
109

Pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë, e cila u bën thirrje palëve politike në vend, që të bashkohen dhe të përgjigjen përpara detyrimit që kanë për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, vjen edhe reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, ku ka shpërndarë postimin e ambasadës së SHBA, lideri i opozitës shprehet ndër të tjera se, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese shërben për plotësimin e 2 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here