Valë e dytë në shtator? Pipero qetëson: Agresiviteti i virusit ka rënë, plazhi dhe rëra janë shumë të shëndetshëm…

0
109

Infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero foli sot në një intervistë për Top Channel për rregulloren që duhet të ndjekin njerëzit gjatë pushimeve në plazhe, agresivitetin e koronavirusit si dhe mundësinë e një vale të dytë.

I pyetur nëse virusi do të ketë një valë të dytë, mjeku Pipero tha:

“Nuk besoj se do të ketë një valë të dytë, po edhe po pati do ketë një impakt të vogël. Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të që do të thotë kujdes. Edhe agresiviteti i virusit ka rënë. Koha eskpozimit është shtuar, kemi më shumë kontakte me njëri-tjetrin dhe ka rënë vigjilenca prandaj janë shtuar rastet.”

Teksa bëri me dije se sot në vendin tonë ishte njoftuar për 20 raste të reja, Pipero tha se situata nuk duhet neglizhuar pasi “virusi është midis nesh, mund të na sëmurë sërish e mund të na marrë edhe jetën nëse nuk respektojnë disa rregulla elementare”.

Ndërkohë që shumë qytetarë janë të shqetësuar në lidhje me pushimet e verës dhe mundësinë e një infektimi në plazhe, Pipero u shpreh:

“Plazhi, rëra, dielli, janë shumë të shëndetshëm nëse ruajmë protokollet. Nëse mbajmë distancën dhe mbajmë maskën do kemi shëndet të plotë dhe të pushojmë të qetë. Duhet t’i vendosim ne kufijtë me virusin, në mënyrë që të shijojmë stinën e verës e të pushojmë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here