Kapexhiu: Vëllezërit Budina u goditën politikisht. Sulm për të trembur njerëzit

0
155

I ftuar në emisionin ”360 gradë” në ”RTV Ora” nga gazetari Artur Zheji, regjisori Bujar Kapexhiu tha vëllezërit Budina u goditën politikisht me lajmin se ata ishin infektuar me Covid-19.

Kjo sipas Kapexhiut, sepse ata ishin mbrojtësit e çështjes së teatrit.

Bujar Kapexhiu: ”Kjo është bërë vetëm në mënyrën politike, vetëm për t’i goditur këta të dy që ishin mbrojtësit e teatrit, që ishin frymëzues, që ishin nëpër qytete të ndryshme për të mbledhur firma për të ndërtuar teatrin ashtu siç ishte. Kjo është për t’i shtënë frikën të tjerëve që mos ju afroni këtyre njerëzve se këta do ju ngjisin koronën, pra ishte një sulm i menjëhershëm.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here