Shkrim nga Breitbart: Grupi i lidhur me George Soros qëndron pas protestave në SHBA

0
158

Një grup i lidhur me miliarderin George Soros qëndron pas protestave për bllokimin e fondeve të policisë, që po ndodhin në të gjithë Amerikën.

Breitbart shkruan se grupi i lidhur me Soros ka qenë pjesë e lëvizjes “Hiqini fondet policisë” qysh në fillim të vitit 2016 – shumë kohë para vdekjes së George Floyd.

Ndërsa shumë amerikanë i shohin protestat dhe trazirat aktuale si reagime ndaj vdekjes së Floyd, duket se nuk është kështu, pasi shumë grupe të organizuara e kanë shfrytëzuar këtë moment.

Grupi i lidhur me Soros quhet Komunitetet e Organizuara Kundër Deportimit (OCAD). OCAD rendit në uebfaqen e saj “Fondacionin e Shoqërisë së Hapur” të Sorosit, si partnerin e saj.

Më 16 shkurt të vitit 2016, OCAD organizoi një protestë në Çikago, me kërkesën për të hequr fondet për policinë.

Gjatë asaj proteste, aktivistët u ulën në mes të një rruge përpara zyrës së Emigracionit dhe Zbatimit Doganor (ICE) duke mbajtur flamuj që thoshin: “Çmontoni ICE-n. Hiqini fondet policisë. ”  

OCAD@OCAD_CHI

Activists shout “Defund the police! Dismantle ICE” on intersection of Congress and Lasalle

Embedded video

Aktivistët e konsiderojnë ICE-n si “forcën më të madhe të policisë” në vend.

Një organizatore e OCAD-së, e quajtur Tania Unzueta ishte ankuar se Çikago harxhoi “40% të buxhetit të saj për policinë”. Ajo insistonte se qeveria duhet të shpenzojë më shumë para për zhvillimin e komuniteteve dhe ushqimin e tyre, në vend të “deportimit dhe burgosjes së tyre”.

Breitbart shkruan gjithashtu se në fillim të këtij muaji, OCAD-i deklaroi përmes mediave sociale se do të vazhdojë të shfaqë mbështetjen e saj për lëvizjen “Black Lives Matter”, pasi ka një lidhje mes përpjekjeve të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here