Berisha: Kompanitë e transportit, mosbindje civile deri në zgjidhjen e kërkesave

0
114

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar qëndrimin e qeverisë ndaj kompanive të transportit në vend, qëndrim që ndëshkon jo vetëm ato si biznes, por edhe mijëra shqiptarë që kanë nevojë për transport.

“Qëndrim i dënueshëm ndaj kompanive të transportit të pasagjerëve, – shkruan Berisha në Fb. –  Pasi i falimentoi duke mos i lejuar prej katër muajve asnjë aktivitet dhe duke mos u kompensuar asnjë qindarkë për humbjet katastrofale që u shkaktoi, Edvini tani refuzon të vendosë dialogun me kompanitë e transportit dhe të zgjidhë problemet e tyre madhore.

Me këtë qëndrim ai jo vetëm i dëmton dhe u krijon dëme të medha kompanive, por ai ndëshkon edhe qindra mijëra qytetarë që e kanë jetik transportin publik sepse nuk kanë vetura personale.

Kompanitë e transportit nuk dalin dot nga falimentimi me gënjeshtra dhe mashtrime, por vetëm duke i kompensuar ato qindarkë për qindarkë për humbjet e shkaktuara nga urdhrat e bllokimit të tyre gjatë epidemisë së COVID-19.

Prandaj, duke dënuar me forcë qëndrimin e papërgjegjshëm të Edvin Hajdutit dhe narko-qeverisë së tij ndaj kompanive të transportit publik kërkoj plotësimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha kërkesave të paraqitura prej tyre dhe ju bëj thirrje kompanive, drejtuesve dhe punonjësve të tyre të përdorin të gjitha mjetet e mosbindjes civile për zgjidhjen e kërkesave të tyre të drejta.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here