15 kushtet e PE/ Braimllari: Opozita e bëri detyrën e saj, Rama po kërkon të bllokojë integrimin…

0
101

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, në një intervistë për Report TV, ka komentuar amendamentin e Parlamentit Europian, i cili la në fuqi 15 kushtet e Bundestagut lidhur me integrimin e vendit.

Sipas Braimllarit, opozita e kreu detyrën e saj, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të prishë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore me qëllim bllokimin e integrimit të vendit.

“Detyra kryesore e opozitës kishte të bënte me reformën zgjedhore. Opozita u ul në tavolinë, ngriti grupet e punës, propozoi ekspertët më të mirë, gjeti dakordësi në 5 qershor, një dakordësi ku morën pjesë dhe 3 ambasadorët më të rëndësishëm të huaj që janë ne vendin tonë. Pra opozita i ka përmbushur detyrat e saj mbi 15 kushtet për të vazhduar përpara në proceset integruese. Përgjegjësitë e tjera janë të mazhorancës, janë të Edi Ramës dhe kjo thirrje shkon drejtpërdrejtë për qeverinë, për t’i kujtuar Edi Ramës që të ketë kujdes. Sepse lojëra të tilla politike nuk bëjnë gjë tjetër, veçse çjerrin maskën e Edi Ramës dhe nxjerrin në të vërtetë çfarë ka thënë Edi Rama”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i LSI.

Pjesë nga intervista:

“Duket se opozita nuk po gjen qetësi në propozimet që po bën për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së, a mendoni se do të jetë pikërisht çështja e KQZ ku do të përqendrohet energjia kryesore e debatit për reformën zgjedhore dhe a do të rrezikohej pikërisht kjo pikë që të griset marrëveshja e firmosur dhe e dakordësuar pikërisht në tokën amerikane?

Ajo çka është më e rëndësishme dhe që është bërë tani më publike nga drejtuesit e opozitës është që opozita i qëndron besnike dakordësisë së 5 Qershorit dhe të gjithë përpjekjet për të nxjerrë sikur opozita kërkon të shtojë elementë të tjerë mbi atë dakordësi është thjesht një përpjekje e Edi Ramës, e mazhorancës për të prishur reformën zgjedhore dhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet që po kalon sot vendi.

47% e bizneseve janë mbyllur, të rinjtë dhe të rejat nuk kanë mundësi punësimi, tarifat e universiteteve dhe spitaleve, kosto e jetesës është jashtëzakonisht shumë e lartë në raport me pagën që marrin qytetarët e vendit. Kjo keq menaxhim i periudhës së pandemisë ka shkatërruar dhe ka çuar në ditën më të zezë ekonominë e vendit. Pra të gjithë këta faktorë të bërë së bashku, rritja e kriminalitetit në vend ka bërë që Edi Rama të përdori lojëra apo mekanizma për ti ikur dakordësisë me qëllim që të tërheqë vëmendjen nga situata reale në të cilën ndodhet vendi dhe duke mos patur fokus real hallet dhe problemet e qytetarëve të këtij vendi.

Unë besoj dhe kam bindjen e plotë që opozita është në rrugën e duhur është në dakordësinë e 5 qershorit, por besoj që edhe Edi Rama nuk ka rrugë tjetër, por do të firmosi një marrëveshje sepse kjo marrëveshje apo kjo darkordësi për Reformën Zgjedhore nuk ka të bëjë me një apo me 2 parti politike, nuk është çështje kush humbet dhe kush fiton, çështja është çfarë zgjidhje marrin qytetarët e këtij vendi. Kushti kryesor i Shqipërisë, për të vazhduar përpara integrimin e këtij vendi dhe ky kusht nuk duhet të prishet nga Edi Rama. Nëse Edi Rama tenton të bëjë këtë lëvizje e bën për të bllokuar integrimin e vendit, por mbi të gjitha, për të tërhequr vëmendjen nga hallet e problemet që sot po kalojnë qytetarët e këtij vendi. Sot në diskursin politik por dhe në komunikimin e përditshëm të deputetëve, ish deputetëve, ministrave, duhet të ishte gjendja e rëndë e ekonomisë, se si do të dalim nga kriza. Duhet të ishte zgjidhja se si do të shkojmë për të zgjidhur hallet dhe problemet e qytetarëve, se si ne do ulim kriminalitetin ne vend, se si do rrisim sigurinë publike ne vend dhe jo të merremi me një çështje e cila është fatkeqësi që diskutohet, mbas 20 e ca viteve demokraci në vendin tonë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Parlamenti Europian ka miratuar edhe amendamentin e PPE pra që mos të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare nëse Shqipëria nuk do të plotësojë kushtet. Si do e konsideronit për Shqipërinë?

E para nuk mund të them që gjithmonë në raportin e zhvillimit të vendit, është një raport pozitiv, por është një sinjal që kërkon të fusë mazhorancën, Edi Ramën në binarët e kushtetutshmërisë dhe përgjegjësisë që duhet të marrë mazhoranca në realizimin e 15 kushteve. Detyra kryesore e opozitës kishte të bënte me reformën zgjedhore. Opozita u ul në tavolinë, ngriti grupet e punës, propozoi ekspertët më të mirë, gjeti dakordësi në 5 qershor, një dakordësi ku morën pjesë dhe 3 ambasadorët më të rëndësishëm të huaj që janë ne vendin tonë. Pra opozita i ka përmbushur detyrat e saj mbi 15 kushtet për të vazhduar përpara në proceset integruese. Përgjegjësitë e tjera janë të mazhorancës, janë të Edi Ramës dhe kjo thirrje shkon drejtpërdrejtë për qeverinë, për t’i kujtuar Edi Ramës që të ketë kujdes. Sepse lojëra të tilla politike nuk bëjnë gjë tjetër, veçse çjerrin maskën e Edi Ramës dhe nxjerrin në të vërtetë çfarë ka thënë Edi Rama.

Çfarë ka thënë opozita? Që Edi Rama nuk i qëndron një dakordësie, i ikën dakordësisë dhe këtë e ka bërë historikisht. Në e kemi thënë që Edi Rama nuk është pro procesit integrues të vendit. Çfarë po bën? Po i ikën. Sepse nëse Edi Rama do të ishte pro procesit integrues të vendit, me qëllim që Shqipëria të bëhej pjesë integruese e Bashkimit Europian, aty ku 99% e qytetarëve të vendit dëshirojnë, apo kanë dhe aspiratat. Sot do kishin marrë zgjidhje një sërë problemesh, duke filluar nga një Parlament legjitim. Pra duhet të ishte një Parlament legjitim dhe jo ilegjitim. Duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, nga funksionimi i gjithë sistemit të drejtësisë, duke filluar nga hetimi dhe çuarja përpara drejtësisë e atyre që manipuluan zgjedhjet e 2017. Kemi 2 dosje shumë të rëndësishme që thjesht janë prishur me porosi të Edi Ramës. Pra, i gjithë ky veprim dhe gjithë këto fakte që Edi Rama ka ndërtuar politikën, funksionimin dhe diskursin e tij politik, çojnë sot në një situatë ku Bashkimi Europian, përfaqësuesit kryesorë, kërkojnë me të madhe realizimin e 15 kushteve me qëllim që Shqipëria të marrë dritën jeshile për të vazhduar më tej me proceset e saj integruese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here