S’pritej ndryshe, Manastirliu nuk nxjerr bllof shefin Rama: Dy vëllezërit Budina të prekur me Covid-19

0
102

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dokumentin me emrat e dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Në testin e mëposhtëm shihet se dy vëllezërit e njohur kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Regjisorët Edmond dhe Robert Budina reaguan pas lajmit se janë infektuar, duke thënë se nuk kanë asnjë simptomë.

Regjisori Edmond Budina tha se është infektuar në QSUT, ku ka qenë duke vizituar hallën e tij të sëmurë, e cila më pas ka ndërruar jetë.

Mes të tjerash, ai akuzoi kryeministrin Edi Ramën për shkelje të privatësisë, duke thënë se do ta ndjekë në rrugë ligjore çështjen e publikimit të emrit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here