Djali i tij feston sot ditëlindjen, CR7 i bën publikisht urimin special

0
114

Djali i Cristiano Ronaldos feston sot 10 vjetorin e lindjes.

CR7, përmes rrjeteve sociale, i ka bërë një urim të ngrohtë të birit, me rastin e ditëlindjes.

Me siguri, ky urim është shkruar nga Roma, ku Juventusi është grumbulluar për finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit, e cila do të luhet sonte në “Olimpico”:

“Nuk më besohet që djali im është 10 vjeç! Si ka kaluar koha… Gjithmonë ke qenë krenar për babain, që të do aq shumë. Gëzuar ditëlindjen, qenush! Të dua shumë!”

Ai po përpiqet të ndjekë gjurmët e të atit në futboll, por sa i madh do të bëhet, kjo mbetet për t’u parë.

Mentorin dhe modelin e ka në shtëpi, ndaj asgjë nuk do t’i mungojë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here