Mjeku Alimehmeti qetëson njerëzit: Mos u hutoni vetëm nga shifrat e larta, shtrimet spitalore janë njësoj

0
121

Mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë një sqarim në lidhje me shtimin e rasteve me Covid-19 në Shqipëri. Ai shkruan në facebook, se njerëzit nuk duhet të shqetësohen kur dëgjojnë për të infektuarit e rinj, që kanë qenë rekord qysh nga nisja e pandemisë në Shqipëri.

❗ Katër ditë me “shumë” raste të reja pozitive për SARS-CoV-19.

❓ Çfarë do të thotë?

➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

✅ Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

✅ Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

✅ Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

✅ Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!

Evitoni grumbullimet!”, shkruan mjeku.

Ilir Alimehmeti ka analizuar të gjitha shifrat e paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë që prej 13 qershorit, duke përfshirë numrin e të infektuarve, numrin e testimeve, rastet aktive, të shtruarit në spitale, pacientët në terapi intensive dhe të intubuarit.

Alimehmeti arrin në përfundimin e se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga numri i lartë i të infektuarve, përsa kohë që situatë në Spitalin Infektiv është e qëndrueshme.

<
>
foto5-1024x486foto5-1024x486foto4-1024x479foto3-2-1024x542foto2-1-1024x542foto-5-1024x479
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here