Alarmante/ Raporti i SHISH: Po fuqizohen grupet kriminale, trafik droge dhe vrasje me pagesë

0
118

Shërbimi Informativ Shtetëror nga raporti i pergatitur, ngre alarmin e fuqizimit të strukturave kriminale brenda e jashtë vendit.

Në raportin e SHISH thuhet se forma më e përhapur është ajo e trafikut të drogave të forta.

“Individët kriminalë që i kanë shpëtuar ndëshkimit, janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit. Evidentohen raste të shkëmbimit të kanabisit me droga të forta, si heroinë dhe kokainë.

SHISH zbulon ndër të tjera në raport se paratë e përfituara nga këto grupe kriminale, investohen në fushën e ndërtimit, kryesisht në bregdet.

“Të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në vijimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në biznese të ligjshme. Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj. Zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar”.

SHISH pranon se bandat kriminale ndërmjet tyre për larje hesapesh përdorin vrasës profesionistë e me pagesë.

Alarmi ngrihet edhe për trafikun e qenieve njerëzore, ku viti 2019 ka njohur rritje në numër. Klandestinët e përdorin Shqipërinë si rrugë tranzite dhe më së shumti hyjnë nga jugu dhe jullindja e vendit.

“Grupet që merren me trafikimin e qenieve njerëzore kanë shtuar aktivitetin, duke përfituar nga gjendja në kampet e pritjes, kapacitetet e reduktuara, përdorimi i dokumenteve të falsifikuara, bashkëpunimi me elementë kriminalë dhe rrjete të trafikut njerëzor, shfrytëzimi i pikave të dobëta në kufirin e gjelbër. Ka të dhëna për favorizim të emigracionit të paligjshëm nga organizata të deklaruara si humanitare, të cilat organizojnë trafikun e klandestinëve nga Turqia drejt Greqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt Evropës Perëndimore”.

Në raportin vjetor të 2019, SHISH është ndalur edhe tek një tjetër fenomen, ai i korrupsionit, ku shfaq problematikë në sistemin e drejtësisë. SHISH thotë se zyrtarë të ndryshëm po manovrojnë për shkak të Vetingut.

“Elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Veting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj”.

Jo pak shqetësues është edhe çështja e terrorizmit. Në raport thuhet se të dënuarit për këtë vepër penale mbajnë profil të lartë dhe me tendenca aktivitetesh radikalizuese ndaj të burgosurve të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here