Malaj: Mos ta kalojmë arsimin nga Covid në intubim, në krye të sistemit analfabetë funksionalë…

0
94

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, i kërkon Ministrisë së Arsimit të jetë e përgjegjshme lidhur me shqetësimet e maturantëve për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Për Ora News, Malaj thotë se Komiteti i Maturës Shtetërore që duhet të dalë urgjent dhe të japë zgjidhje.

Nora Malaj: Së pari përgjegjësinë e ka Komiteti i Maturës Shtetërore që duhet të dalë urgjent dhe të japë zgjidhje. E dyta zgjidhjet janë dhe qëndrojnë në tavolinë.E treta, specialistët e fushës është rasti më i mirë për të folur dhe së katërti nga një studim i imi sociologjik prindërit shqiptarë listohen në vendin e parë në botë për sakrificën që bëjnë për edukimin e fëmijëve, ndaj ka ardhur momenti që të ketë zgjidhje në tavolinë, zgjidhjet janë dhe duhen vetëm sytë për të parë që të mos e kalojmë arsimin nga Covid në intubim.

Sipas Malaj, maturantët dolën aty për të mbrojtur kauzën dhe tezën e tyre dhe se nuk janë të ndikuar nga politika siç pretendon Ministrja Shahini.

Ish-deputetja e LSI solli në vëmendje edhe angazhimin e kryeministrit Rama për të zhdukur analfabetizimin funksional në shkolla, duke u shprehur që jo vetëm nuk ka ndonjë përparim në këtë drejtim porse analfabetët funksionalë i kemi titullarë në krye të sistemit arsimor.

Malaj: Janë mbrojtur me gjak, asht, shpirt, dhe frymë kauza e të lexuarit dhe mësuarit. Më kujtohet ku kryeministri aktual bërtiste fort për analfabetë funksionalë. Ne jo vetëm e kemi futur shkollën në këtë qasje por në sistemin tonë arsimor drejtojnë titullarë që janë analfabetë funksionalë në drejtim të asaj çfarë po menaxhojnë.

Maturanët protestuan përsëri këtë të shtunë para Ministrisë së Arsimit ku kanë kërkuar rishqyrtim të tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa pretendojnë se testi i kësaj lënde ishte absurd.

Me kërkesa të qarta për Ministrisë, një përfaqësi e maturantëve hynë në ambientet e Ministrisë për të diskutuar. Në përfundim u vendos prej tyre një tjetër protestë ditën e dielë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here