Vrapi i Besës për tu fshehur

0
140

Nga Luçiano Boçi 

 

Skandaloze përgjigja e Ministrisë dhe reagimi i Shahinit, e cila iu vodh maturantëve dhe sulmoi opozitën. Në vend të përgjigjet për paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë totale të saj e ministrisë që drejton, Ministrja u fsheh pas drejtueses së QSHA-së.

Maturantët u refuzuan nga Besa dhe u përqeshën, pas talljes me testin në shkollë, publikisht.

Dhe njëherë tjetër Shanini mashtroi, siç ka bërë rëndom këto muaj.

Mbi tavolinën e saj janë kërkesat e maturantëve dhe vërejtjet e tyre konkrete për testin jo profesional, me pyetje jashtë programit orientues dhe me alternativa shumë të përafërta.

Maturantë dhe mësuesë specialist?, madje drejtues të spikatur ndër vite, madje dhe të majtë në bindjet e tyre, kanë rrëzuar me argumente testin.

– Pavarësisht premtimit publik për të mos pasur ese, testi kontrollonte njohurinë mbi esenë.
– Testi kërkonte një kohë më të madhe në raport me kërkesat e parashtruara.
– Testi nuk konsideroi aftësitë dhe kompetencat e përfituara nga nxënësi dhe nuk respektoi fushat specifike të dijes së marra nga ai në gjuhë, duke kapërcyer programin orientues.
– Testi u hartua mbi çështje periferike dhe jo ato që janë themelore për dijen gjuhësore e letrare.
– Testi nuk respektoi raportet e njohurive dhe alternativat ishin shumë të përafërta, ose të ngjashme.

Më konkretisht:

– Në test kishte gabime shkencore në formulim dhe alternativa.
– Në letërsi ngatërrohet figura letrare e paradoksit me oksimoronin
– Simboli nuk krijohet në dy vargjet e fundit, sepse kërkon kontekst më të plotë.
– Nuk mund t’i kërkohet nxënësit të dallojë qartë pasthirrmën nga apostrofi, pasi apostrofi buron nga pasthirrma dhe përgjigja e saktë kërkon tekstin poetik integral.
– Teksti i Poradecit nuk është përfaqësues për të konkluduar nxënësi, sepse ka shkallë vështirësie interpretuese të lartë.
– Pyetjet si ato për lidhëzat bashkërenditëse përmbyllëse, për të cilat vetë gramatika ka përgjigje të diskutueshme të paqarta, nuk mund të jepen, siç ndodhi.
– Format e pashtjelluara si forma foljore me diatezë qëndrojnë në fjali dhe në funksion foljor dhe është gabim t’ia interpretosh nxënësit fjalinë me to si fjali pa folje.
…. e shumë të tjera, që rrëzojnë deklaratën e ministrisë për testin dhe i japin të drejtë reagimit të maturantëve.

Turpi i Besës nuk mund të fshihet me turrin e vrapit pas deklaratave të Vrapit.

Shahini duhet të largohet e bashkë me të Rama i pandemisë së injorancës në qeverisje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here