“Kur zullumi trashet, fundi është afër.” Unë jam Kuksian!

0
371

Protesta e sotme e qytetarëve ndaj ‘traut’ të kryeministrit në Rrugën e Kombit, ka sensibilizuar mbarë opinionin shqiptar, të cilët sot i janë bashkuar njëzëri kësaj proteste të drejtë.

Ndërkohë gazetari Erl Kodra, i ka dedikuar një status mjaft të veçantë kësaj proteste popullore, duke e titulluar atë: Unë jam Kuksian.

Ja statusi i plotë i Kodrës:

Unë jam Kuksian

Po e filloi me një pyetje ekzistenciale, sepse me siguri çdo njëri prej jush e ka provuar dhe do ta kuptojë fare mirë atë:

A luhet me bukën e fëmijve?

Ju lutem, ndaloni për një moment dhe shikojeni mirë se çfarë po ndodh me vendin tonë; një qenie ordinere dhe gojë hale e ka shaluar Shqipërinë dhe po i duket vetja një lloj hamshori pallëmadh, që nuk ngopet me viktimën e tij. E ka shtrirë përtokë të mjerën, dhe tek i rras duart nëpër rrobat e leckosura dhe të zhubravitura në baltë, herë i shkulë flokët, herë i rrjep lëkurën e gjoksit, ndërkohë që e godet pa mëshirë me grushte në stomak, i këputë edhe një të sharë plotë ndyrësi, nga ato që vetëm goja e tij di të nxjerrë. Manjaku i sëmurë do ta vdesi fare viktimën e tij, ndërkohë që ajo, viktima pra, është Nëna jonë, vendi ynë, shtëpia jonë, vatra jonë, gjithçka kemi në këtë dhe në atë jetë, në këtë dhe në atë botë.

Duke shkruar këto rradhë, po mendoja se vërtetë në shqiptarët jemi popull fatkeq. Mbase mund të jetë moment dëshpërimi; por e gjejë të vështirë një shpjegim të arsyeshëm për gjëmën që na ka zënë. Pse u dashka shkuar deri në zgrip të ekzistencës? Pse duhet të durojmë të vidhemi, të grabitemi, të mashtrohemi, të përçmohemi, të fyhemi, të rrihemi nga i ashtuquajturi shteti “ynë”? Pse duhet të ndjehemi “të huaj” në vendin tonë, në shtëpitë tona, në tokën tonë? Pse duhet të mbajmë në kurriz një grup mafiozësh që kanë zaptuar zyrat e shtetit? Pse duhet të pranojmë fyerjet në vetë të parë të Kryeministrit Edi Rama, teksa dridhet nga një ekzaltim pervers dhe fyen dhe kërcënon ‘on bloc’ në Parlament një popull të tërë?!

Bëmat e këtij njeriu po kalojnë çdo lloj imagjinate. Harbutëria e tij nuk po njeh kufi. Babëzia e tij po hanë të gjallë me mijëra familje shqiptare, ndërkohë që ai nuk ndalet para asgjëje, as para bukës së fëmijve shqiptar, as para qindra mijëra të tjerëve që e braktisën Shqipërinë rrugëve të Europës. Ky birbo nuk po kursen asgjë kombëtare, por teksa po shkallmon themelet e ekzistencës nacionale, kinse sulmon si hienat, duke përdorur Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Përgjithshme.

Sot nisi fillimi i fundit të tij në Rrugën e Kombit. Populli i Kukësit dhe i gjithë Malësive të Veriut refuzoi me përçmim politikën anti kombëtare të Edi Ramës. Kur zullumi trashet, fundi është afër. Sot të gjithë shqiptarët duhet të deklarojnë pa frikë:

Unë jam Kuksian!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here