Rama-hajdut, i lidhur me ‘kriminelët’ dhe ‘blerjen e votave’

0
100
 Nga Kastriot Islami 
Shumë persona kanë frikë ta cilësojnë Ramën, edhe hajdut-zotërues të pasurisë ilegjitime, dhe “shok” të individëve me rekorde të tmerrshme kriminale… edhe të implikuar” në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve! Përse?

Sepse mendojnë që Rama do t’i akuzojë në gjyq për “shpifje”…

Frikë duhet të ketë Rama që mbrohet me gënjeshtra e mashtrime… dhe jo bartësit e të vërtetës… Përse?

Le t’i marrim një nga një të tre cilësimet…

-“Rama-hajdut” që hidhet përpjetë me xheste e ulërima po ta etiketosh në ndonjë emision televiziv të tillë…! Po si është e vërteta për këtë “cilësim” që Rama e ka mbi kurriz dhe nuk e ka fshirë ende dot deri më sot…? Nga zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë, një media në Shqipëri ka botuar një “material të rrjedhur” ku shkruhet se “Rama është zotërues i 200 milionë dollarëve, të fshehur në një llogari offshore në SHBA, në emër të të vëllait të tij…”. Rama, edhe sot e kësaj dite nuk e ka pastruar këtë “cilësim”… Më konkretisht, Rama nuk ka hedhur asnjëherë në gjyq për shpifje zyrën e OSBE në Tiranë, ndërkohë që ky lajm është shumë i rëndë… Unë do të vazhdoj ta besoj dhe ta përdor derisa një gjykatë ta shpallë lajmin të pavërtetë dhe zyrën e OSBE ta ndëshkojë si përhapëse e një “shpifjeje”… Pra sot në këto rrethana Rama rezulton një “hajdut”, ose më saktë një zotërues i një pasurie të paligjshme…

-“Rama i lidhur me kriminelët”… Nuk po marr në konsideratë të gjithë individët e kandiduar prej tij për deputetë në vitet 2009, 2013 dhe 2017 apo të gjithë kandidatët për kryetarë të bashkive që kanë rezultuar në një masë të konsiderueshme “individë me rekorde të tmerrshme kriminale”… dhe provuar në këtë mënyrë lidhjet e tij me “krimin e kriminelët…”. Mjafton vetëm njëri prej tyre: ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës. Rama për rekordet “kriminale” të këtij kandidati (për arsye etike nuk po ia përmend emrin)… ishte bërë me dije publikisht jo vetëm nga opozita, por edhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu… Rama jo vetëm e kandidoi, por edhe e mbështeti haptas, dhe vetëm pasi u kap me “presh në dorë”, ky individ u largua nga drejtimi i bashkisë. Ky rast, e veçanërisht insistimi i Edi Ramës për ta mbështetur këtë individ deri në zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, “provon’” qartësisht lidhjet e Ramës me individët me rekorde të tmerrshme kriminale dhe “shoqërinë e ngushtë të Ramës me këtë kategori individësh”.

-Rama, i ‘implikuar’ në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve… Në dosjet 184 dhe 339 provohet me zë e me figurë implikimi i Kupolës së Rilindjes në blerjen e votave në Dibër e Shijak, lidhjet e personazheve politike me individë të “implikuar” në afera kriminale e trafiqesh dhe kërcënimin e votuesve përmes këtyre individëve, me shumë gjasa me porosi të Ramës e të Kupolës së Rilindjes… Akuza për gjithçka po shkruaj në këto rreshta i është bërë Ramës nga media e shumëlexuar në Gjermani, BILD… I ndodhur nën një presion të madh, të brendshëm e të jashtëm, Rama e hodhi në gjyq median BILD, por më vonë hoqi dorë…

Pra, deri më sot Rama nuk ka mundur përmes një procesi gjyqësor t’i përgënjeshtrojë këto “cilësime-akuza”… Derisa Rama të mos hedhë në gjyq BILD e të fitojë “pastërtinë” duke kërkuar njëkohësisht ndëshkimin e BLID, unë do të vazhdoj të besoj dhe të deklaroj se Rama është ideatori i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve, pra “hajdut i votave dhe drejtues i individëve me rekorde kriminale për të kërcënuar votuesit duke tjetërsuar rezultatin zgjedhor, pra një kryeministër ilegjitim i dalë nga vota të blera…

Kaq këtë radhë… se Rama kujton se duke kontrolluar gjyqësorin apo duke ulëritur nëpër ekranet e medies që kontrollon, do të frikësojë njerëzit e ndershëm t’ia thonë të vërtetën në sy… Çdo fillim ka një fund… dhe fundi për Ramën ka ardhur!

Duket se kjo ditë po vjen dhe largimi i frikës veçse e afron këtë ditë me shpejtësi të paimagjinueshme…
Mesa duket Rama, i kapur peng nga frika e humbjes së pushtetit për shkak edhe të të gjithë këtyre zullumeve që ka kryer, nuk pranon të largohet siç ka ndodhur çdo tetë vjet në këto 30 vitet e fundit….

Por sa më shumë tenton të mbajë të mbërthyer pushtetin e kapur prej tij me paratë e pista të korrupsionit, apo të lidhjeve me krimin e trafiqet, aq më i fortë do të jetë ndëshkimi politik, qytetar dhe penal…/Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here