A do jetë Berisha garant për bashkimin e PD? Përgjigja e liderit historik

0
374

Lideri historik i Partisë Demokratike, njëherësh ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar thirrjet e tij për bashkimin e demokratëve dhe ngurrimin e kritikëve të Bashës, për të besuar këtë të fundit.

Në një intervistë për televizionin Fax News, Berisha iu përgjigj interesit të gazetarit Bledian Koka, se nëse ishte i gatshëm që të dilte garant për bashkimin e kontributeve, pasi sipas tij kritikët nuk kanë besim tek Basha.

Berisha tha, “Nuk jam i gatshëm të marr asnjë rol, përveç këtij që kam. Unë jam i dorëhequr dhe i tërhequr. Mendoj se zoti Basha dhe të gjithë drejtuesit aktual i kanë mundësitë, që në interesin më të mirë të PD, partia të konsolidohet me të gjitha kontributet e veta, dhe të vijojë progres masiv.”

Më tej ai u shpreh: “Shpresoj dhe besoj se Kuvendi Kombëtar nuk do të dështojë. Ata do të bashkohen dhe do të bëhet një betejë shumë e madhe e bashkimit të të rinjve për të larguar këtë klikë nga pushteti dhe për të rikthyer shpresën tek shqiptarët.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here