Asnjë rast i ri me covid-19 në Zelandën e Re/ Kryeministrja ia merr “valles” për të festuar

0
89

Zelanda e Re nuk ka me asnje te raportuar me koronavirus, ndaj ka hehqur te gjitha kufizimet per qytetaret.

Sapo vajti mesnata e gjithë Zelanda e Re u zhvendos në nivelin një, më i ulti i një sistemi alarmi me katër nivele.

Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime për tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt.

Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri Covid-19 për më shumë se dy javë.

Kryeministrja Jacinda Ardern u tha gazetarëve se bëri një kërcim të vogël kur u njoftua se nuk kishte më asnjë rast aktiv me virus.

“Ndërsa ne jemi në një pozitë më të sigurt, më të fortë, kemi ende rrugë përpara për tu rikthyer në jetën para-Covid, por vendosmëria dhe përqendrimi që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore tani do t’i jepet rindërtimit tonë ekonomik”, tha zonja Ardern.

“Ndërsa kemi ende punë për të bërë, nuk ka asnjë dyshim që ky është një moment historik. Kështu që mund ta përfundoj me një gjë shumë të thjeshtë,” Faleminderit, Zelanda e Re “.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here