Paralajmërim i frikshëm nga Kim Mehmeti: Hoti po tregon shenja besnikërie ndaj Beogradit

0
119

Nga: Kim Mehmeti

“Pa kaluar as tre ditë të plota nga ardhja në pushtet, Qeveria e “Listës Sërpska” nuk solli ndonjë vendim në të mirë të Kosovës por – mbase në shenjë besnikërie ndaj Beogradit që ia siguroi votat e deputetëve serb – pa kushte e hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë!

Dhe e shihni se çka nënkuptojnë me proamerikanizëm Presidenti i Kosovës dhe politikanët namqorrë që i kontrollon ai, t’i shërbesh pa kushte Serbisë?!”, shkruan Mehmeti.

Madje publicisti shprehet se nuk duhet të habitemi nëse qeveritë e kohëve të Millosheviçit, të duken më atdhetare dhe patriotike se kjo qeveri.

“Por mos u ngutni, sepse do mund të ndodhë që qeveritë e kohëve të Millosheviqit, me në krye ‘Morinat’ tanë, të ju duken atdhetare e patriotike, në krahasim me këtë që në kohë pandemie e dekretoi Presidenti i Kosovës, e të cilën e mirëmban ‘Lista Sërpska’ dhe e teledirigjon Beogradi!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here