Hoxhë Ahmed Kalaja e ka quajtur dështake moderatoren Arbana Osmani. Ky reagim tij ka ardhur pas publikimit të historisë së 27-vjeçares Adriana Berisha në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ajo u shpreh se një mësues i fesë islame kishte abūzuar me të. Në një postim në rrjetet sociale Kalaja shprehet se moderatorja po trillon histori kundër islamit dhe se rrëfimi i 27-vjeçares nuk është i vërtetë.
“Arbana Osmani moderatorja e pastorëve të hershëm historia e Gëzimit e deri më sot po trillon ngjarje e histori kundër Islamit ja e radhës…Oj ti! Dështimet, paudhësitë, shthurjet e tua nuk është përgjegjës për to, as Islami as muslimanët. Dështake mos mbulo streset e tua me ne!!!!”, shprehet Ahmed Kalaja.
Dje në emision, 27-vjeçarja që është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër bëri një rrëfim tronditës.Ajo ka thënë se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abūzonte me to.