Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Palët përmbyllin formalisht marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

0
113

Ka përfunduar pas 60 minutash mbledhja e Këshillit Politik, që u zhvillua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në fokus të mbledhjes së sotme ishte plotësimi i kuadrit të plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

Palët arritën dje një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndërsa Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t’u diskutuar.

Palët ranë dje dakord që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i nënshtrohet procesit të reformimit, ndërkohë që do të krijohet posti i zv.kryetarit të KQZ-së, që do të kujdeset për procesin e zbatimit të projektit të identifikimit biometrik të votuesve.

Po ashtu, partitë politike kanë rënë dakord që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor, ndërsa Partia Socialiste u tërheq nga propozimi për të depolitizuar komisionet e votimit dhe ato të numërimit. Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve do të kenë të njëjtën strukturë si në zgjedhjet e shkuara.

Gjithashtu është dakordësuar edhe për sistemin e monitorimit të kamerave gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here