Alibeaj: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet….

0
110

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe në veçanti Kryeministrin Edi Rama se sundimi i krimit në vend është shndërruar në një normalitet, sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një deklaratë nga selia e Pd ku theksoi se po ndodhin vetëm dhunë, përdhunime, plagosje, vrasje dhe se Rama nuk sheh pendesë për asgjë, por ka zgjedhur sulmin për t’I shpëtuar përgjegjësisë.

“Dy vrasje në Krujë, vrasje në Vlorë, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë: krimi bën festë, Policia ka ikur në drejtim të paditur, se shefi i Policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje dhe duke rrahur një fëmijë; se Policia është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron që zbulojnë vetëm 30 fidanë. Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit.

Vrasja e dyfishtë mbrëmë në Krujë është vetëm episode. Janë akte që frymëzohen nga mbroja shtetërore e Edi Ramës. Edi Rama, strategu i kësaj dhune dhe që nuk gjen pendesë as në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi.-”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here