Edi Paloka: Kujt i shërben Reforma nëse nuk siguron garancitë minimale për zgjedhje të lira e të ndershme?!

0
131

Nga Edi Paloka

Reformë Po, Reformë “Jo”!

BE e ka vënë kusht Reformën Zgjedhore KONSENSUALE për hapjen e negociatave, jo si qëllim në vetvete, por për t’u garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Qëllimi nuk është Reforma por Zgjedhjet e nëse Reforma nuk jep garanci për Zgjedhje atëherë për çfarë duhet??!!
Po le t’i shkojmë për një moment pas supozimit se reforma zgjedhore u dashka kryer sa për formë meqë është kusht dhe po presim nga dita në ditë “paketën” për hapjen e negociatave.
Një pyetje kam për ata që japin këtë “argument”; Reforma Zgjedhore është një nga 15 kushtet, ato 14 të tjerat i ka realizuar Rama që paska mbetur vetem zgjedhorja?! Kujtoj që një nga ato kushtet e tjera kërkon minimalisht Damian Gjiknurin në burg!
Po le t’i kthehemi “Zgjedhores”! Opinioni është bombarduar me idenë se reforma duhet të realizojë vetëm disa pika të futura në korrnize si “rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”.
Po në fakt edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk janë sa për formë.  Ato synojnë përmirësimin e Kodit Zgjedhor jo për estetike, po pikërisht për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Rekomandimi i parë i ODIHR është eliminimi i shit-blerjes dhe manipulimit të votës. E ky rekomandim ka ardhur pasi kjo qeveri në 7 vjet, në të gjitha zgjedhjet që ka organizuar; të pjesshme apo të përgjithshme, lokale apo parlamentare, ka vjedhur, ka blerë e ka manipuluar me të gjitha format, votën e shqiptarëve!
E nëse kjo reformë nuk jep garancitë minimale që këto fenomene të mos përsëriten, kujt i shërben?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here