Manjani: Ardi Veliu na ktheu policinë politike, prokurorët mos flenë gjumë…

0
144

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha mbrëmjen e sotme se Policia e Shtetit nën drejtimin e Ardi Veliut është kthyer në një polici politike.

Në emisionin “Opinion”, Manjani tha se policia po bën qejf sepse prokurorët flenë gjumë.

“Një vit më parë Ardi Veliu u akuzua se kishte manipuluar dëshmitarin e çështjes “Babale”. Çfarë ndodhi, u hetua Ardi Veliu? Jo. Sot pas një viti, Veliu del dhe përdor një video në mënyrë të turpshme.

Kush janë këto që dhunojnë qytetarët, policia duhet t’i mbrojë qytetarët jo t’i dhunojë. Ku e keni parë ju që policia del dhe prish shtëpitë e qytetarëve? Policia ka për detyrë të na sigurojë, jo të na shembë banesat dhe të na dhunojë. Arrestimet i bën prokuroria, jo policia, këta po shkelin ligjin”, tha Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here