Për vetëm 20 dollarë/ Vrasja e tij tronditi SHBA-në, po për çfarë u arrestua George Floyd

0
103

Amerika është përfshirë prej disa ditësh nga protesta të dhùnshme, pas vrásjes në mënyrë brutale të një njeriu me ngjyrë nga ana e policisë, gjatë momenteve të árrestimit të tij.

Po ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është arsyeja se pse George Floyd po árrestohej nga ana e policisë, për vetëm 20 dollarë.

Floyd donte të paguante me 20 dollarë të falsifikuar në një nga dyqanet e rrjetit kinez Deli. Kartmonedha 20 dollarëshe u identifikua si e falsifikuar dhe punonjësi e denoncoi në polici rastin. Tre policë mbërritën në vendngjarje dhe e shndërruan më pas në skenë krimi, që po sjell përplasje të ashpra në të gjithë SHBA-në.

Skena u filmua nga kalimtarë të rastit, të cilët po i luteshin policisë që ta lironte.  “S`mund të marr frymë”, “Të lutem dua ujë” ishin disa nga fjalitë që Floyd thoshte deri sa dha frymën e fundit. Ndërkohë që në protesta ka dalë dhe vetë gruaja e policit që i mori jetën afroamerikanit, e cila ka kërkuar divorcin e menjëhershëm.

Floyd ishte baba i dy fëmijëve, ndërkohë që vetë Trump ka premtuar se do të vihet drejtësi për këtë vrásje, që është një nga më të rëndat të viteve të fundit, dhe ka nxjerrë sërish në pahë diferencat raciale në SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here