‘Po pse bëheni tuhaf o njerëz?’/ Manjani: A nuk ishte Ardi Veliu që u kap duke manipuluar dëshmitarin për vëllain e Xhafaj?!

0
108

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke iu rikthyer edhe njëherë skandalit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut, shkruan ndër të tjera se njerëzit nuk duhet të habiten nga sjellja e tij, pasi po ky person është i njëjti që po me video u kap duke përgatitur dëshmitarë të rremë, në rastin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.

Postimi i plote

‘Po pse bëheni tuhaf o njerëz?

Adi Veliu u zu në flagrancë, po me video, duke përgatitur dëshmitar të rremë për çorientuar drejtësinë. Ishte rasti i vëllait të ish Ministrit të Brendshëm. Nuk mund të harrohet ajo ngjarje.

Bëni një kërkim në google ta freskoni memorien.

Qartësisht drejtori ishte i dyshuar kryesor në kryerjen e veprimeve që pengojnë dhënien e drejtësisë.

Krimi kundër drejtësisë dhe shpërdorimi i detyrës ishin evidente. Por drejtësia u mor me denoncuesin e videos, jo me shkatërruesit e hetimit.

Tani çfarë prisni të veprojë “drejtësia e Bosit” mbi drejtorin që fyu, shpifi dhe dhunoi jetën private të një gruaje?! Apo që justifikoi dhunën brutale ndaj të birit të saj?!

Apo prisni të bëjë çudira morali?!

Seriozisht e keni?!

Jo, jo. Ata do jenë aty deri sa ti lëmë ne të rrinë… Ashtu si vaji në lakra do pluskojnë. Do qelbin dynjanë si lakër e zier dy herë, por nuk ikin me dëshirë.’

Por jam i bindur që nuk do jenë gjithë jetën aty…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here