Debat për votimin elektronik/ Gjiknuri i përgjigjet Bylykbashit: Nuk është listë dëshirash, debati artificial

0
85

Deputeti socialist Damian Gjiknuri pas përfundimit te mbledhjes se Keshillit Politik tha për gazetarët se ky ishte një debat artificial dhe identifikimi elektronik sipas tij kërkon implementim të gjerë dhe duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

“Kemi debat akoma. Për mua është debat artificial në lidhje me përfshirjen e tekonologjisë në zgjedhje. Ne kemi rënë dakord në parim. Bëhet fjalë për identifikim elektronik të zgjedhëve dhe përfshirja aty ku është e mundur të numërimit dhe votimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrohet kjo. ODIHR thotë se teknologjia duhet të shtrihet me hapa. Duhet të bëhet një plan implementimi. Kjo nuk është listë dëshirash, por duhet të shikojmë a arrin të implemtohet masivisht. Zgjedhjet nuk mund të vihen në dyshim, pse nuk mund të funksionojë tekonologjia. Kjo mos të përdoret si sebep. Kjo nuk mund të pengojë procesin e zgjedhjeve. Ekspertiza ODIHR e thotë këtë kujdes. Ne po themi hajt dhe zbatojmë dispozitat konkrete.”- tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylybashi tha para mediave se maxhoranca nuk është e gatshme të pranojë votimin elektronik dhe identifikimin biometrik.

Sipas Bylybashit, pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here