Ylli Rakipi: Nëse Basha bën qeveri të përbashkët me Ramën, do të jetë fundi i Partisë Demokratike!

0
118

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në TV T, ka dhene komentij e tij per mundesite e kthimit te marrëveshjes se vtiti 2017 dhe të kemi një qeveri të përbashkët PD dhe PS.

Rakipi tha se kjo do të rezultonte fatale për Partinë Demokratike dhe do të ishte një tallje me shqiptarët.

Ilir Meta ka nuhatur, që ndoshta ka një marrëveshje për të patur qeveri të përbashkët pas vitit 2021. Nëse ndodh një gjë e tillë, PD do të rrudhet në atë masë, sa nesër të mos ekzistojë më.

Në Evropën Lindore, partitë që rrëzuan komunizmin, nuk kanë patur ndonjë fat të mirë, falë proceseve që ndodhin në këto shoqëri të ndërlikuara, erdhën dhe u likujduan.

PD, lidershipi i saj, apo Berisha që e solli këtë parti në këtë gjendje, duke e krasitur, do të kenë këtë fat nëse shkojnë drejt kësaj rruge. 

Edi Rama nuk është një njeri i zakonshëm për tu mundur. PD nëse ka ndërmend të bëjë qeveri të përbashkët, nuk do të ekzistojë më pastaj.

Kjo do të thotë të luash me fatet e njerëzve, jo me dëshirën të bëhet apo jo Basha kryeministër. Nëse nuk bëhet dot, të mos bëhet. Por nëse do të bëhet më këto metodologji, nuk ka kuptim.

Duhet të keni parasysh se Meta është më i mençur në këto raste, se e ka bërë 15 vjet këtë punë, mund ta lërë prap Bashën në baltë“, tha Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here