Skandali/Denigrimit të paturp të Skënderbeut i shtohet edhe Paskal Milo

0
236
Ka provokuar Paskal Milo kur në një debat televiziv duke folur për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeun ka thënë se duhet ta “zbresim me këmbë në tokë” se çfarë ka qenë në të vërtetë. Me një gjuhë të rëndomte, jo aq sa e meriton një historian, Milo thotë se
se nëna e Skenderbeut ka qenë sllave, ndërsa heroi ynë kombëtar ka lindur ortodoks.
Paturpësinë e manipulimit, Milo e ka çuar më tej, duke treguar një keqdashësi duke shtuar se emrat e fëmijëve të Gjon Kastriotit janë me origjinë slave. “Nëse duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë duhet t’i themi disa gjëra që i kanë thënë historianë me kohë e me shekuj”, ka pohuar Milo në television.
Por diskrecioni i Milos nuk mbaron, duke e bërë tashmë një historian tmerrsisht qesharak me tezën që Skëndërbeu luftoi për mbrojtjen e krishtërimit. Me të drejtë në portalin 27.al ngrihen disa pyetje që e diskretitojnë këtë “studiues” provokator ku shtrohen edhe si argumenta: E para, kjo kokë e ndritur përse e ka idenë që ortodoksët janë sllavë ose grekë? E dyta, a e ka njohurinë fillestare të historisë së mesjetës të ndërrimit sezonal të fesë, të kryshqive politike të princërve për hir të konjukturës politike? E treta, a e di ky marrok se Kombi si koncept politik ka ardhur pas Revolucionit Borgjez Francez? E katërta, si ka mundësi që një antishqiptar si ky është ngarkuar nga Rilindja të shkruajë historinë moderne të Shqipërisë?
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here