Publikohet procesverbali: Kur Luan Daci premtonte se do zbardhte faqen e tij dhe të Kuvendit

0
110

Emisioni “Tempora” publikoi ekskluzivisht procesverbalin e komisionit ad hoc me 6 anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit kur u mor në pyetje, Luan Daci atëherë kandidat për Kolegjin e Posacëm të Apelimit.

Mbledhja u mbajt më 2 qershor 2017, atëherë në fjalën e tij drejtuar komisionit ad- hoc Daci thotë se ndihej i vlerësuar dhe jepte garanci se nëse do ta vlerësonin pozitivisht” do i nderonte duke i zbardhur faqen vetes dhe atyre.”

Por a ia zbardhi faqen vetes dhe anetareve te komisionit gjyqtari Luan Daci i cili në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, paraqiti rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″?

Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ″Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë″.

Kur deputeti Ervin Bushati e pyet se cfarë ka punuar para vitit 2000 ai thotë se ka punuar si gjyqtar i gjykatës së Tiranës por pa thënë se ishte shkarkuar.

Aktualisht Daci ka apeluar cështjen në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëse kjo gjykatë do të marrë vendimin e pezullimit atëherë do të vendoset zëvendësimi i tij. Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi, janë dy anëtaret e zgjedhura nga Kuvendi si zëvendësuese

 

Një pjesë nga Procesverbali…. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here