Ndërtim i paligjshëm, arrestohet tek Shkëmbi i Kavajës…

0
110

IKMT e evidentoi dhe Policia e Shtetit e arrestoi një pronar lokali tek Shkëmbi i Kavajës me akuzën “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim i tokës”.

Polici dhe IKMT njoftuan se tek Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të I. K. kanë konstatuar se kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Ndaj, specialistët e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë I.K, 66 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here