Dibër/Blushi e Hafizi: Shqiptarët s’e meritojnë këtë politikë e qeverisje

0
161

Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë vijuar turin e takimeve me qytetarët në Dibër. Blushi në fjalën e tij u shpreh se Rilindja pasi pushtoi Partinë Socialiste dhe ka marrë peng vendin. Ai deklaroi se ky grup që dhunoi kolegët nuk mund të bëj gjë për qytetarët e thjeshtë.

“Një grup i caktuar pushtoi Partinë Socialiste dhe kjo është Rilindja. Rilindja është një grup politik i vogël, i cili pasi pushtoi Partinë Socialiste dhe ka marrë peng sot të gjithë Shqipërinë. Nëse këta të rilindjes u sollën kaq keq brenda Shqipërisë, ne çfarë shprese kemi se ne me do të sillen mirë? Nëse ata dhunojnë kolegët brenda partisë, nëse grabisin votat brenda partisë, nëse nuk japin mundësi të votohet brenda partisë, a ka shpresë për njerëz normal, të varfër?”, u shpreh Blushi.

 

Ndërsa deputetja Hafizi ndër të tjera u shpreh se shqiptarët meritojnë një politikë më të mirë.

“Ne besojmë se që këtë politikë dhe këtë qeverisje nuk e meriton Shqipëria, nuk e meritojnë shqiptarë. Është një politikë e cila nuk ka qenë politikë për qytetarët Ju e keni parë dje me Partinë Demokratike dhe po e shihni sot me Rilindjen”, u shpreh Hafizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here