Një aksident i rende ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Policia ka bërë të ditur se në fshatin Jubë, një furgon ka aksidentuar një fëmijë, 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.
Policia ka arrestuan në flagrancë shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth, drejtues i furgonit. Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta.