Tragjike/ Rrëzohet aeroplani me 99 persona në bord në Pakistan (FOTO)

0
154

Një aeroplan në Pakistan është rrëzuar në Karaci pas një fluturimi në Lahore.

Avioni, i cili raportohej se transportonte rreth 99 pasagjerë dhe tetë individë si ekuipazh, ishte duke fluturuar nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit, raportojnë mediat e huaja, shkruan BBC.

Fotografitë nga vendngjarje tregojnë sesi tymi po shpërndahet në zonën e Karacit. Shërbimet e urgjencës kanë arriotur në vendngjarje, në një zonë banimi në Karaci.

“Avioni u rrëzua në Karaçi. Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit,” tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Avioni ishte gati të binte kur u rrëzua pranë Model Colony, një lagje e Karaçi rreth 3.2 km (dy milje) në veri-lindje të Aeroportit Ndërkombëtar të Jinnah.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here